19.8 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Qytetarët e Kosovës kursyen energji elektrike rreth 10 për qind për një muaj

Rekomandime

Kosova është duke u përballur me krizë energjetike, për të dalë nga kjo gjendje presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen bëri të ditur se BE-ja do të japë një grant prej 75 milionë eurosh.

Në anën tjetër Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë si dhe importin dhe eksportin e enërgjentëve tjerë për muajin gusht.

- Advertisement -

Gjatë këtij muaji termocentralet në vend prodhuan rreth 450 giga-vat orë energji elektrike, kurse konsumi i rrymës ishte rreth 10 për qind më pak.

“Ndërkaq, Importi i energjisë elektrike në Gusht të vitit 2022 ishte 355.24 GËh kurse Eksporti i energjisë elektrike në të njetën periudhë ishte 367.03 GËh.Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 5.73 mijë ton, ose 2.49% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raport.

Sipas ASK-së, prodhimi i thëngjillit në këtë periudhë ishte rreth 5.73 mijë ton ose 2.49 për qind më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit