6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Qytetari i la drutë në trotuar para shtëpisë, gjobitet me 300 euro

Rekomandime

Një gjilanas është gjobitur me 300 euro nga Policia e Kosovës pasi që drutë që bleu i vendosi në trotuar.

I njëjti pohoi se nga policia iu dha afat prej 40 minutash për t’i larguar drutë, por që për të ishte e pamundur ta bëjë një gjë të tillë meqë kishte 10 metra dru.

- Advertisement -

Në vendin e ngjarjes doli edhe vëllai i tij që e ka edhe komshi teksa i tha Klan Kosovës se vetëm se u interesua për situatën e krijuar u dënua me 50 euro pasi nuk kishte me vete dokumente personale.

Policia e konfirmoi rastin duke thënë se bëhet fjalë vetëm për kundërvajtje dhe jo ndonjë vepër penale.

Gjilanasi që u dënua me 300 euro të hënën do të bëj ankesë në inspektorat.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit