1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Qytetari pretendon se Isa Mustafa ka gënjyer për infektimin me Covid-19: “Ma thanë njerëzit e ngushtë të tij”

Rekomandime

Dje u dha lajmi se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ishte shëruar suksesshëm nga virusi SARS-CoV-2. Ky lajm vjen pasi edhe sëmundja e tij u politizua nga qytetarë të pandërgjegjshëm, disa prej të cilëve madje i kishin dëshiruar vdekjen e edhe e kishin shpallur të vdekur. Por, një qytetar ka shkuar edhe më larg.

- Advertisement -

Një qytetar me emrin Mehdi Salihu ka komentuar publikisht në lajmin mbi shërimin e z.Mustafa, duke pretenduar se ka informacione që sëmundja e tij ka qenë e falsifikuar.

“Isa Mustafa ka gënjyer që është me Covid, kam informacione nga njerëzit e tij të ngushtë. Këtë e ka bërë për të pritur reagime, por edhe për të qenë në qendër të vëmendjes.” – ka thënë ai, përcjell Periskopi.

Natyrisht, ai nuk ka ofruar asnjë provë për një pretendim të tillë kaq të rëndësishëm për sferën publike.

- Advertisement -

Z.Mustafa kishte pasur probleme shëndetësore edhe në të kaluarën dhe ishte dërguar për shërim në Gjermani.

Pretendime të tilla të pakonfirmuara po i riformësojnë besimet e qytetarëve në Republikën e Kosovës dhe po e polarizojnë skenën politike.

- Advertisement -

Komenti i këtij qytetari i ka marrë gati 200 pëlqime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit