1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rada Trajkoviq “godet” Hashim Thaçin për deklaratat e tij kundër Lajçak

Rekomandime

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mënyrë të vazhdueshme ka drejtuar kritika në adresë të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

Në një konferencë për media të mbajtur të martën, Thaçi ka thënë se nuk do të pranojë që të bashkohet në një proces negociatash të cilin do ta drejtonte sllovaku.

- Advertisement -

E ndaj një deklarate të tillë ka reaguar ashpër politikania serbe, Rada Trajkoviq, duke thënë se Lajçakun po e kundërshton një lider politik që është votuar nga një legjislaturë e vjetër dhe që partia e tij në zgjedhjet e fundit ka dalë e treta.

Madje Trajkoviq ka shkuar edhe më tej duke thënë se presidenti Thaçi “është duke u përballur edhe me aktakuzë për krime lufte”.

“Këtu është një lider i votuar në detyrë nga parlamenti i vjetër, partia e të cilit u rendit në vendin e 3-të në zgjedhjet e fundit dhe i cili po përballet me një aktakuzë për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka shkruar Trajkoviq.

- Advertisement -

Në fund Trajkoviq ka pyetur se si një lider sikurse Thaçi refuzon Lajçakun dhe vë në pikëpyetje legjitimitetin e dialogut të drejtuar nga Brukseli.

“Dhe një udhëheqës i tillë guxon të refuzojë z.Lajçak dhe të vërë në dyshim legjitimitetin e dialogut të udhëhequr nga BE?”, ka përfunduar ajo.

- Advertisement -

Lidhur me deklarimet e djeshme të Thaçit për Lajçakun nuk kanë pranuar të flasin nga Brukseli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit