1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Radhë të gjata të veturave, kjo parti po akuzohet se po jep falas derivate për t’i shkuar në fushatë

Rekomandime

Kandidati për deputet i LDK-së, Armend Zemaj, ka publikuar sot disa pamje me të cilat ka akuzuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për manipulim në fushatë

- Advertisement -

Sipas Zemajt, partia e Ramush Haradinajt, po i manipulon qytetarët duke ju dhën derivate falas vetëm për t’i shkuar në fushatë, transmeton Zëri.info

Në pamje shihet radha e gjatë e veturave duke pritur pranjë një pompe të derivateve, e që sipas tij janë simpatizantë të AAK-së në Deçan, të cilët morën pjesë në një tubim në Prishtinë.

Po ashtu në një mesazh të publikuar nga Zemaj, fton qytetarët e Deçanit që të marrin derivate falas në vlerë prej 20 euro, për të udhëtuar në Prishtinë ku po mbante takim elektoral Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

“O njerze të mirë mos u bëni te shkrete mos e shitni nderin per 20 litra nafte, mos e ofendoni familjen tuaj e Deçanin. Ato janë paret e juaja të vjedhura per dy vite qeverisje. Tash po ju vjedhin edhe dinjitetin.Ju ka ardhe fundi PAN-ista..LDK po vjen si drita e hajnat ne burg, e ju do të çliroheni nga krimi e korrupsioni.”, ka shkruar Zemaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit