8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Radhën e ka Shqipëria? SHBA godet grupin serb në veriun e Kosovës, Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosen sot sanksioneve ndaj një grupi kriminal serb në veriun e Kosovës. Dy vëllezërit, Zvonko dhe Zharko Jovan Veselinovic, akuzohen se kanë ndihmuar politikanët e korruptuar që të fitojnë sa më shumë vota gjatë zgjedhjeve.

Menjëherë pas sanksioneve, reagoi edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila ka shpërndarë në Twitter deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

- Advertisement -

Ambasadorja thekson se qeveria amerikane do të intensifikojë hapat për të mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion, ndërsa ka edhe një paralajmërim.

“Përpara Ditës Kundër Korrupsionit dhe Samitit për Demokraci,
Thesari i SHBA OFAC lëshoi emërtimet e reja. Pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, qeveria amerikane do të intensifikojë hapat për të mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion ose minimin e demokracisë.

Emërtimet si ky ndonjëherë kërkojnë vite për t’u ndërtuar, por kur ndodhin ato janë shkatërruese. Nëse jeni të përfshirë në korrupsion ose përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e mirë për të ndaluar dhe për të marrë parasysh pasojat”, deklaron Yuri Kim.

- Advertisement -

Paralajmërimi i bërë nga SHBA se gjatë dhjetorit do të paraqiteshin emrat e biznesmenëve dhe politikanëve të korruptuar në vende të ndryshme të globit si rrjedhojë e luftës të ndërmarrë kundër korrupsionit, tashmë ka nisur të bëhet realitet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit