1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rafet Rama: Në 1997-ën, policia shqiptare kishte ndaluar Ramushin, Fehmiun dhe Xhevën për t’ia dorëzuar policisë serbe

Rekomandime

Një histori të padëgjuar dhe aspak të hijshme për policinë shqiptare ka treguar Rafet Rama, i pIagosur në ditën kur, para dy dekadash, u eIiminua Luan Haradinaj.

- Advertisement -

Rama duke treguar historinë e asaj nate të 6 majit 1997 kur një grup Iuftetarësh kosovarë në krye me Luan Haradinajn, po hynin nga Shqipëria në Kosovë, ka nxjerrë në dritë një ngjarje që pak kush e ka ditur deri tash.

Rama ka treguar se pas eIiminimit të Luanit, grupi i Iuftëtarëve janë kthyer sërish në territorin e Shqipërisë por në atë rast janë ndaluar nga policia shqiptare.

Për më tepër organet e rendit kanë dashur që heronjtë e Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovcin dhe Ramush Haradinajn, pas ndalimit t’i dorëzojnë tek policia serbe. Mirëpo, siç ka rrëfyer Rama, kanë qenë banorët e fshatrave ata që nuk kanë lejuar dorëzimin e Ramushit, Xhevës dhe Fehmiut.

- Advertisement -

“Është e dhimbshme, po të mos ishin fshatarët në atë kohë, Ramushin, Fehmiun dhe Xhevën, pushteti i asaj kohe kishte vendosur t’i kthente në Kosovë. Ky është realiteti”, ka thënë Rama.

Megjithatë banorët e fshatrave përreth kanë rrethuar komisariatin dhe kanë pamundësuar planin e policisë shqiptare.

- Advertisement -

“Popullata është çuar edhe e kanë rrethuar komisariatin e policisë dhe atëherë i kanë liruar, kanë lejuar edhe ta varrosin Luanin dhe kanë ardhur të më shohin mua në spital”, ka thënë Rama.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit