7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vuçiqi me thirrje të çuditshme për gjendjen në veri: “Duhet të Iuftojmë”!

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po shfrytëzon të gjitha mediat sociale për të folur për veriun e Kosovës dhe situatës që është de-eskaluar tash e nëntë ditë.

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, postoi një video në Instagram, në të cilën ai theksoi se të gjithë e kuptuan sa e vështirë ishte situata dhe sa të lidhura ishin duart e Serbisë në Kosovë, “ne duhet të Iuftojmë për popullin tonë “.“Sepse nëse nuk Iuftojmë, atëherë nuk do të jemi kurrë në gjendje të arrijmë asgjë,” tha Vuçiq.

Ai shtoi se Serbia bëri përparim “sepse Iuftuam, sepse treguam se kemi mjaft forcë, energji, njohuri, besim në vetvete”.

“Unë thjesht mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që të tregojmë përmbajtje, gjithmonë dhe në çdo kohë të përpiqemi për kompromis, por edhe të tregojmë vendosmëri dhe të Iuftojmë për vendin tonë, të Iuftojmë për Serbinë tonë, për popullin tonë dhe për të gjithë qytetarë të tjerë që jetojnë në këtë vend ”, ka theksuar Vuçiq, përcjell lajmi.net.

- Advertisement -

“Faleminderit njerëzve në këto ditë të vështira për mbështetjen e tyre, faleminderit njerëzve tanë në Jarinjë dhe Bërnjak, Serbia është me ju,” tha Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit