-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Raketa Javelin që po shpartallon tanket ruse: Çfarë duhet të dini për rolin e kësaj rakete në luftën e Ukrainës kundër Rusisë?

Rekomandime

Ushtria e Ukrainës po i reziston pushtimit rus më shumë se sa pritej nga të gjithë, dhe meritë për këtë ka edhe një armë e fuqishme anti-tank e quajtur Javelin.

Gazeta amerikane Washington Post, i ka kushtuar një artikull kësaj arme, ku thuhet se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë dërguar armë në Ukrainë në javët e fundit përballë pushtimit rus. Imazhet në mediat sociale të tankeve ruse të shkatërruara kanë tërhequr vëmendjen te një armë e veçantë: raketa Javelin.

- Advertisement -

SHBA dhe vendet e tjera të NATO-s dërguan më shumë se 17,000 armë antitank, duke përfshirë raketa Javelin, në Ukrainë nëpërmjet Polonisë dhe Rumanisë në harkun kohor prej më pak se një javë, këtë muaj, thuhet në artikullin e WP.

Ndërsa një kolonë automjetesh ushtarake ruse që zvarriten drejt Kievit tërheq vëmendjen globale, raketat antitank janë në qendër të vëmendjes. Ekspertët e armëve thonë se Javelin mund të jetë veçanërisht efektive kundër tankeve ruse, megjithëse ata paralajmërojnë se vetëm sistemet e raketave nuk kanë gjasa të ndryshojnë trajektoren e luftës.

Çka është Javelin?

- Advertisement -

Javelin është një sistem rakete antitank që mbyllet në një si gyp termik i pajisur me aparat që të bënë të mundur të shenjëstrosh objektivin. Ushtari shikon përmes një njësie të lëshimit të komandës dhe zgjedh objektivin përmes llojeve të ndrshme të formave të sulmit.

Kur lëshohet, motori i lëshimit të raketës e nxjerr atë nga tubi përpara se motori i tij kryesor të ndizet dhe ta dërgojë raketën në fluturim. Fillimi më i butë i nxjerrjes së raketës nga tubi redukton mbeturinat dhe tymin, duke e bërë më të vështirë për armikun të shohë se nga ku është nisur ajo. Ai përdor atë që njihet si një sistem, i cili lejon ushtarin të mbulohet ose të ngarkojë një raketë të re, ndërsa tjetra është duke gjurmuar drejt objektivit të saj.

- Advertisement -

Sistemi mund të shkrepë ditën ose natën dhe ka një distancë relativisht të largët, deri në 4 kilometra në mundësinë e saj më të mirë, edhe pse objektivi deri në 2.5 kilometra është më i suksesshëm.

Ndërsa Javelin mund të synojë çdo lloj automjeti që lëshon nxehtësi, ai është më i fuqishmi kundër tankeve sepse mund të godasë nga lart. Kjo është arsyeja pse quhet Shtizë, si shtiza e hedhur në garat e pistave dhe në terren që bie në tokë në një kënd të pjerrët.

Javelin gjithashtu mund të qëllojnë drejtpërdrejt në një objektiv nëse ka mbrojtje mbi të dhe mund të përdoren kundër helikopterëve me fluturim të ulët.

Javelin është “ndoshta arma më e sofistikuar dhe më e fuqishme” antitank, tha Mark Cancian, këshilltar i lartë për programin ndërkombëtar të sigurisë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Ushtria ukrainase ndau në Twitter imazhet e ushtarëve që mbanin Javelin, së bashku me fotot e tankeve të shkatërruara.

“Vetë informacioni për praninë e Javelinë në armatimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës shkakton panik në mesin e pushtuesve”, thuhej në Twitter.

Ukraina pretendon se Rusia ka humbur 335 tanke dhe pak më shumë se 1100 automjete të blinduara luftarake.

Por nuk ka të dhëna të besueshme se sa raketa Javelin ka përdorur Ukraina në betejë dhe për çfarë efekti, tha Amael Kotlarski, një analist i lartë në Janes, një agjenci e inteligjencës së mbrojtjes.

Ekspertët thonë se Javelin është një shtesë e fuqishme në arsenalin ekzistues të Ukrainës të raketave antitank të prodhuara në vend.

Është e lehtë të trajnosh luftëtarët për t’i përdorur ato, tha Cancian, gjë që është e dobishme në Ukrainë, ku civilët janë regjistruar për betejë. Shtetet e Bashkuara kanë trajnuar forcat ukrainase në të kaluarën se si të përdorin armët.

Javelin janë “veçanërisht të dobishme sepse rusët duket se kanë zgjedhur rrëgët kryesore në itinerarin të pushtimit “, shtoi Cancian, gjë që e bën më të lehtë për forcat ukrainase të ngrenë prita ose pika të forta lëshimi të raketave të tilla.

Çfarë kanë bërë rusët për të frenuar Javelin?

Ka pak gjëra që edhe ushtarakët më të pajisur mirë mund të bëjnë kundër raketave Javelin. Tanket moderne janë të mbuluara me forca të blinduara reaktive, të cilat në disa raste janë të mbushura me sasi të vogla eksplozivi që do të shpërthejnë kur koka e raketës kontakton me objektin.

Javelin është projektuar për të kapërcyer atë mburojë. Ai përdor një kokë tandem, e cila së pari ose krijon një kanal në mburojën reaktive ose e hedh në erë atë, duke lejuar që koka kryesore të copëtohet dhe të shpërthejë.

Tanket ruse janë veçanërisht të prekshme ndaj armëve, tha Kotlarski, sepse ato ishin të dizajnuara për të qenë “shumë të vogla, të ngjeshura dhe kompakte”. Një raketë Javelin që godet e tankut zakonisht do të thotë “shkatërrim i menjëhershëm”, tha ai.

Ka disa prova që ushtria ruse është e kujdesshme ndaj Javelinëve, duke përfshirë fotot që tregojnë mburoja metalike të montuara nga mbi tanke. Ekzistojnë dy teori rreth asaj se çfarë synohet të bëjnë ato. E para është të mbrohesh nga dronët që mund të hedhin municione ose të përplasen me to. Por ka gjithashtu spekulime se mburojat e metalit kanë për qëllim të zbehin sulmin nga lart-poshtë të raketave Javelin, duke i dhënë tankut dhe ekuipazhit të tij një shans pak më të mirë për të mbijetuar.

Si një raketë Javelin mposht mburojën reaktive

Mburoja reaktive është projektuar për të luftuar zjarrin me zjarr: Duke shpërthyer në kontakt, ajo përpiqet të largojë predhën sulmuese, granatë ose raketë tjetër nga trupi i një tanku përpara se ajo të dëpërtojë brenda. Por raketa antitank Javelin e kapërcen këtë mbrojtje me një kokë shpërthyese të dyfishtë. Koka e parë shpërthyese nxjerrë jashtë funksionit mbrojtjen reaktive, për t’i lënë vendin kokës kryesore shpërthese që është edhe më e fuqishme se sa e para.

Cilat janë dobësitë e Javelin?

Megjithëse e fuqishme, veçanërisht në zonat e hapura ku automjetet ushtarake ruse po lëvizin drejt qyteteve të Ukrainës, Javelin ka disa të meta.

“Ka disavantazhin e të gjitha këtyre llojeve të armëve antitank, që është se tanket mund të qëllojnë kundër jush dhe ju thjesht keni njerëz të fshehur pas një kodre ose një shkurre,” tha Cancian. “Nuk është si një automjet i blinduar ku keni një mbrojtje.”

Sistemet e armëve janë gjithashtu të shtrenjta dhe të komplikuara për t’u prodhuar, me vlerësime të kostove të prodhimit që variojnë midis 80 mijë dhe 200 mijë dollarë për raketë, sipas Kotlarski. Prodhuesit e armëve amerikane kanë kapacitetin për të prodhuar një maksimum prej 6 mijë e 500 raketash Javelin në vit, sipas vlerësimeve të Ushtrisë, megjithëse kontrata ekzistuese kufizon prodhimin në 2 mijë e 100 sosh.

Nëse konflikti zgjatet dhe Ukraina shpenzon shumë nga furnizimet me Javelin, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane mund të shqetësohen se dorëzimi i më shumë armëve mund t’i lërë ata me rezerva të pakta për vete, tha Kotlarski.

Ndërsa forcat e saj tokësore përpiqen të bëjnë përparim në mes të rezistencës së ashpër të Ukrainës, Rusia po mbështetet në granatimet e qyteteve të rrethuara dhe lëshimin e bombave nga qielli.

Pas më shumë se dy javësh luftë, ushtria ruse përparon me një kosto të rëndë.

Dhe me betejat që priten të zhvillohen gjithnjë e më shumë në qytete, Javelin – e cila është e ndërlikuar të shkrepet nga dritaret e ndërtesave – mund të mos jetë veçanërisht e dobishme, tha Kotlarski.

“Javelin sa do e suksesshme të jetë nuk do të jetë në gjendje t’i lejojë ukrainasit të mposhtin të gjithë ushtrinë ruse, duke u bazuar vetëm te ajo,” tha ai.

Pse Uashingtoni refuzoi ofertën e Polonisë për t’i dhënë Ukrainës avionë luftarakë

Zelensky ka thënë se armët e ofruara nga Perëndimi deri më tani janë të pamjaftueshme dhe bëri thirrje për avionë luftarakë, duke shkaktuar një debat të ashpër midis politikanëve amerikanë. Administrata Biden deri më tani e ka refuzuar idenë.

“Ne besojmë se mënyra më efektive për të mbështetur ushtrinë ukrainase në luftën e tyre kundër Rusisë është sigurimi i sasive të shtuara të armëve antitank dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore,” tha komandanti i Komandës Evropiane të SHBA-së, gjenerali Tod D. Wolters.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit