2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rama e quan Kurtin revolucionar që hap Iuftë imagjinare me Amerikën

Rekomandime

Kryeministri Edi Rama në konferencën për media pas mbledhjes së dy qeverive ka thënë se Marrëveshja e Uashingtonit është vazhdimësi e procesit të Berlinit.

“Mendimi im për Marrëveshjen e Uashingtonit është i njohur, po e përsëris shkurtimisht, Marrëveshja s’ka asnjë gjë të re është thjesht një konfirmim i atyre që janë diskutuar dhe nuk janë zbatuar nga procesi i Berlinit, por kjo ka rëndësi në një aspekt tjetër ka rikthyer Kosovën aty ku duhet të jetë ndërkombëtarisht dhe kjo i dedikohet kryeministrit Hoti”, ka thënë Rama.

- Advertisement -

Rama tutje ka thënë se të hapësh luftëra imagjinare me ShBA-në është absurde duke e quajtur ish-kryeministrin Kurti një revolucionar që përdor plagët në funksion të luftës së vet politike.

Të hapin luftëra imagjinare që shkojnë në absurdin që të hapet një luftë imagjinare me ShBA-në, me gjithë mungesën e modestisë kam kohë që e them këtë gjë, por kush nuk më dëgjon mua të dëgjojë BE-në dhe ShBA-në. Kosova nuk ia ka borxh asnjë politikani e asnjë revolucionari dhe asnjë figure qorrsokakun që shfrytëzon pikërisht ato plagë që duhet kuruar por për të përdorur ato plagë në funksion të luftës së vet politike”, ka thënë Rama.

Duke folur për MiniShengenin, Rama ka thënë se në këtë proces përfiton ai që e ka portin detar e jo Serbia siç ka deklaruar kreu i VV-së.

- Advertisement -

Unë e di si i bën Albini llogaritë dhe më rezulton se në aspektin ekonomik është si vetë administrimi jugosllav, si mund të mos përfitojë ai që e ka portin dhe që kryen aq volum tregtar dhe përfiton një aktor që e shfrytëzon portin, këtë me siguri e gjen Albini por këtë nuk e gjej unë dot”, ka thënë tutje.

Kryeministri shqiptar, po ashtu, ka thënë se sa i përket hapjes së ambasadës në Jerusalem është në një vijë me Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

Shqipëria është i vetmi që ka pasur hebrenj më shumë pas luftës se para luftës dhe është vendi ku ata kanë gjetur strehë. Shqipëria është vendi që ka një lidhje të vjetër me Izraelin, por në këtë politikën e jashtme është në vijë me Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit