1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rama e Vuçiq i thanë fjalë të njëjta për Kosovën, Merkel u çudit

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Kancelarja e Gjermanisë mbeti e çuditur në Tiranë nga konstatimet e kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, që po i bënte për Kosovën. “Kosova është vetëm pengesë për Ballkanin”, ishte domethënia e fjalëve të tij, teksa ua mbyllte gojën kosovarëve në sallë që po përpiqeshin të thoshin diçka.

Të njëjtat fjalë për ekzistencën e Kosovês i kishte dëgjuar edhe në Beograd, një ditë më herët. Por, për dallim nga Tirana, atje Merkel u ku dërpërgjigj: “Kosova është e pavarur dhe Serbia duhet ta njohë. Pikë”,ishte konstatimi i kancelares.

Por, në Shqipëri s’kishte si kundërpërgjegjej. S’mund ti thuash një vendi njihe një vend tjetër, nëse ai vend është deklaruar që e njeh.

- Advertisement -

Pak a shumë kjo është historia e shqiptarëve. Kur kanë punë me dikënd të fuqishëm që ka vendosë për ne, në vend që ti flasim keq për armikun, i kemi folë keq për vetveten. Pasojat dihen: Të ndarë në 5 shtete.

Dhe tash gjithnjë e më tepër kuptohet që nuk ishin fajtir as në Londër, as në Stamboll as në Paris. Fajtor ishim vetë. Nuk mund të mbajë dikush të bashkuar, nëse ti sdo. Nuk mund të të bëhë askush ta duash veten, nëse ti punon kundër vetës dhe e do armikun.

- Advertisement -

Në situata të tilla, vetëm ua lehtëson atyre që vendosin për ty. Edi Rama e bëri, para gjithë botës. Siç e ka bërë secili lider shqiptar gjatë historisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit