10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rama i reagon Vulinit: Kriminelët janë në Beograd

Rekomandime

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, pas deklaratave rasicste në një komunikatë zyrtare të ministrisë.

- Advertisement -

Rama shprehet se ka një të vërtetë të thjeshtë që nuk do të mund të ndryshohej, ajo që ushtria serbe pushtoi Kosovën dhe jo e kundërta.

Ai ka deklaruar se kriminelët janë në Beograd.

“Sa i përket UÇK-së, ata janë çlirimtar dhe jo vr asës. Vr asësit janë në Beograd. Ata nuk e ndryshojnë dot një fakt të thjeshtë; nuk sulmoi Kosova Serbinë. Nuk ishin tanket e Kosovës që hapën rrugën e një ushtrie për të bërë spastrim etnik. Ishin ushtarët e Sllobodan Millosheviçit. Një ushtri e rregullt e përdorur për përdhunime dhe spastrim etnik. Çlirimtarët janë në Kosovë, kriminelët e asaj lufte janë nën dhe disa dhe mbi dhe disa të tjerë në Beograd”, ka deklaruar Rama.

- Advertisement -

Rama thotë se është neveritur kur e ka kuptuar se deklaratat e Vulinit ishin të vërteta.

“Jam neveritur dje kur kam kuptuar që deklarata e këtij zotërisë nuk ishte meme. Se s’ka mundësi që deklarata e një anëtari qeverie në vitin 2020 të jetë një gojë kaq e shthurur dhe një mendje kaq e errët. Pastaj, kuptova që nuk ishte meme. Ka edhe një të mirë që ekstremistët shqiptarë në Prishtinë më akuzojnë se po punoj për Jugosllavinë e Madhe, ndërsa ata në Serbi po punoj për Shqipërinë e Madhe. Presidenti i Serbisë duhet të japë sqarime për këtë çështje. Unë kam qenë shumë i qartë. Shengeni rajonal është vendosja e 4 kushteve të Bashkimit Evropian. Kushti i parë është liria e Brukselit ku njerëzit të lëvizin pa ndalesa në kufi. Ne duam ta heqim kufirin edhe me Serbinë, kjo nuk u pëlqen ekstremistëve shqiptarë. Ata synojnë të mbajnë peng të sotme me kthetrat e të shkuarës”, ka thënë Rama.

- Advertisement -

Vulin në një komunikatë zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Sërbisë, ka përdorur gjuhë denigruese kundrejt shqiptarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit