10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Cilat janë kreditë më të favorshme në Kosovë, sa paguani kamatë dhe sa është kësti

Rekomandime

Kreditë në Kosovë vazhdojnë të jenë të shtrenjta. Portali Kosova ime ka anlizuar disa lloje kredishë, kamatat që duhet ti paguani dhe këstet më të favorshme.

- Advertisement -

Po morët kredi pa hipotekë në shumicën e bankave do të mund të merrni maksimum 20 mijë euro, me përjashtimi deri në 30 mijë në disa banka.

Kohêzgjatja është 7 vjet, ndërsa kamata në shumicën e bankave kosovare është 6 për qind. Po i morët 20 mijë euro për 7 vjet, do të paguani 4542 euro kamatë, ndërsa kësti mujor 292 euro. Po i morët me kushte të njëjta 30 mijë euro do të paguani 6813 euro kamatë, me këst mujor 438 euro.

Këto janë kushtet më të favorshme për kredi komerciale.

- Advertisement -

Për kredi hopotekare, ku pos pagës ju duhet ta lini hipotekë edhe një pronë, kohëzgjatja e kthimit është 15 vjet. Kamatat janë pak më të ulëta. Një bankë vendore për kredi të tilla në shumat mbi 50 mijë euro ofron kamata 3.9 për qind, shkruan Kosova ime.

Për 15 vjet ju do të paguani mbi 16 mijë euro kamatë, ndërsa kësti do të jetë 367 euro.

- Advertisement -

Por, ky është verzioni më i mirë, pasi në bankat tjera nuk do të mund të merrni këtë kredi nën 5 për qund kamatë.

Në kushte të tilla, ju do ta keni këstin 395 euro e do të ktheni kamatë mbi 21 mijë euro për 15 vjet. Pra, keni kujdes me kamatat, pasi vetëm 1 për qind në kushte të tregut lëviz shumë.

Pos kamtave, ju do të paguani edhe minimum 0.5 për qind pët shpenxome administrativrle të bankës. Për 20 mijë euro paguani 100 euro, për 30 mijë, 150 euro e për 50 mijë euro, ju ngarkoheni ne 250 euro shtesë. Në kreditë hipotekare duhet të paguani minimum 100 euro edhe tek noteri për kontratë hipoteke./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit