-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ramiz Lladrovci: 5 pjesëtarët e FSK-së u infektuan me coronavirus nga kolegu i tyre që mori pjesë në protestën e VV-së

Rekomandime

Gjatë ditës së djeshme me Covid-19 janë konfirmuar edhe 77 raste të reja, mes tyre pesë në Drenasi.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se pesë të infektuarit janë pjesëtarë të FSK’së, dhe të njëjtit sipas tij janë infektuar nga një tjetër pjesëtar i FSK-së, përkrahës i Vetëvendosjes, që kishte marrë pjesë në tubimin e Vetëvendosjes me 12 qershor në sheshin ‘Skëndërbeu’ në kryeqytet.

- Advertisement -

Pesë personat që sonte kanë dalë pozitiv janë burim kontakti nga kazerma “Adem Jashari”. Ata janë infektuar nga një pjesëtarë i FSK-së që është edhe pjesëtarë i Vetëvendosjes.

Ai është pjesëtarë i Vetëvendosjes dhe ka marrë pjesë në protestën e tyre nga ku edhe e ka marrë infeksionin”, tha Lladrovci në Rtv Duakgjini.

Kujtojmë, që më 17 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 437 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, dhe me Covid-19 janë janë konfirmuar 77 raste.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit