0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ramush Haradinaj deklaron mbi 1 milion euro pasuri të paluajtshme

Rekomandime

Kryetari i AAK-së përveç funksionit si kryetar i subjektit dhe atij të deputetit ai është edhe themelues dhe bashkëpronar i një firme ndërtimore.

Haradinaj në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar si pasuri të paluajtshme tri shtëpi, një vilë, një apartament dhe dy toka. Një shtëpi familjare e ka në pronësi të përbashkët poashtu edhe një tokë kodrinore dhe një vilë.

- Advertisement -

E gjithë pasuria e paluajtshme e ish-kryeministrit Haradinaj kap vlerën e 1 milion e 64 mijë e 300 euro.

Para të gatshme në bankë Haradinaj ka deklaruar se 24 mijë e 327 euro.

Të hyra vjetore deputeti i AAK-së i mer rreth 57 mijë euro, nga to 37 mijë e 288 euro nga qiraja e shtëpisë, 2 mijë e 700 euro nga pensioni invalidor, 14 mijë e 305 euro paga dhe mëditje nga Kuvendi i Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit