2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Raporti i NATO’së: Kosova ‘nën’ Sputnikun rus të Serbisë

Rekomandime

Në periudhën sa NATO ka analizuar mediumin rus me bazë në Beograd, ka hasur në 1,918 artikuj duke kërkuar fjalën/emrin “Kosovë’. Mes tyre, NATO ka analizuar narrativën e 1,450 artikujve – mes të cilëve- 1,293 kanë qenë artikuj përfshirë 834 deklarata/qëndrime dhe 456 raporte. Sputniku rus është përkujdesur të bëjë 115 komentime/qëndrime për Kosovën, 36 analiza dhe pesë intervista.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të dobëta, janë të korruptuara. Ushtria e Kosovës përbën kërcënim për sigurinë e rajonit. Serbët në Kosovë janë të kërcënuar. NATO është agresive.

- Advertisement -

Bashkimi Evropian është hegjemonist”.

Analiza që NATO ua ka bërë qindra-mijëra artikujve të Sputnikut rus me bazë në Beograd, ka nxjerrë këto përfundime. Raporti 77 faqesh i NATO-së, në pjesën për Kosovën, ka analizuar narrativën e mbi 1000 artikujve të këtij mediumi që paguhet nga Kremlini zyrtar, e i cili ka një shtrirje të madhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Periskopi sjell pjesë të këtij raporti – të gjetuar e të cilit – janë publikuar nga NATO-ja…

Sputniku rus i sponzorizuar nga Kremlini zyrtar, është një nga mediat me ndikimin më të madh rus në vendet e Ballkanit Perëndimor, thotë NATO, në raportin e saj, përcjell Periskopi.

- Advertisement -

NATO ka bërë monitorim njëvjecar (1 janar – 31 dhjetor 2018) të artikujve të Sputnikut rus me bazë në Beograd, ku narrativa që shpërfaqet në këta arikuj për vendet e Ballkanit Perëndimor ka disa fjalë kyqe si: NATO është agresive, Rusia është mikja më e madhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian është hegjemonist.

KOSOVA ‘NËN’ SPUTNIKUN RUS, SIPAS RAPORTIT TË NATO-së

- Advertisement -

Në periudhën sa NATO ka analizuar mediumin rus me bazë në Beograd, ka hasur në 1,918 artikuj duke kërkuar fjalën/emrin “Kosovë’. Mes tyre, NATO ka analizuar narrativën e 1,450 artikujve – mes të cilëve- 1,293 kanë qenë artikuj përfshirë 834 deklarata/qëndrime dhe 456 raporte. Sputniku rus është përkujdesur të bëjë 115 komentime/qëndrime për Kosovën, 36 analiza dhe pesë intervista.

Raporti i NATO-së ka vërejtur dhe analizuar edhe interaktivitetin rreth artikujve për Kosovën në faqen online të Sputnikut rus në Beograd, përfshirë: pëlqimet, komentet, etj.

Interkativiteti i artikujve rreth Kosovës në mediumin rus me bazë në Beograd, është në një numër më të lartë pëlqimesh kur flitet për temën si ‘Ballkani Perëndimor është një fushëbetejë’ derisa ky interaktivitet karakterizohet me reagime negative të lexuesve kur Sputniku rus flet për ‘agresivitetin e NATO-së’. Bashkimi Evropian komentohet më së shumti nga lexuesit e Sputnikut, kur ky medium rus flet për BE-në si ‘hegjemoniste’.

Derisa qindra artikuj në seksionin rreth Kosovës janë të përqëndruara kryesisht në temat si më lart, më poshtë sjellim statistikat e nxjerra nga NATO-ja, kur flitet për narrativën e Sputnikut rreth Kosovës. Kështu,

-163 artikuj janë që flasin për ‘ndikimin e Perëndimit në rajnon

-93 artikuj që flasin për involvimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Prishtinë – Beograd

-88 artikuj e kanë të orientuar narrativën se si ‘Kosova po e humb mbështetjen ndërkombëtare’

– 83 artikuj flasin se si ‘Rusia dhe Serbia janë vende mike tradicionalisht’

– 32 artikuj flasin për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

– 19 artikuj flasin se si vendet e Ballkanit Perëndimor mbështesin establishmetin në Kosovë

– 158 artikuj flasin se si serbët janë të diskriminuar në Kosovë

-47 artikuj flasin se si ‘Kosova është vend kriminal’

-14 artikuj flasin se si ‘Kosova është vend i kapur’

– 13 artikuj flasin se si ‘NATO e ka ndihmuar ushtrinë e Kosovës’

Artikuj të tjerë që flasin për ‘jostabilitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor’ në pjesën e Kosovës, gjithashtu përfshijë artikuj si ‘Raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë të këqija (gjithsej 487 artikuj), ‘Kosova është destabliziuesja kryesore e rajonit’ (73 artikuj) 40 artikujt për ‘Krijimin e Shqipërisë së Madhe’ dhe 25 artikuj të tjerë se si ‘Ushtria e Kosovës do ta destabilizojë rajonin”.

Raporti i NATO-së, të cilin Periskopi e sjell të plotë KËTU! – ka analizuar narrativën e Sputnikut rus edhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën, Maqedoninë Veriore duke analizuar mbi 11 mijë artikuj të këtij mediumi.

Poashtu, NATO ka monitoruar edhe narrativën e Sputnikut për institucione si BE-ja dhe vetë NATO. Fjalët që përdoren në këtë medium për këto dy institucione, të përmbledhura janë kështu: për NATO-në se ‘është agresive’ dhe se për Bashkimin Evropian si ‘hegjemonist’.

Sputniku është një grup medial shtetëror nën ombrellën e ‘Rossiya Segodnya’. Në nëntor të vitit 2014, ka lansuar portalin dhe që prej atëherë, ky medium është shtrirë në shumë vende të botës dhe sot ofron lajme në më shumë se 30 gjuhë.

Që prej pesë vitesh, Sputniku rus ka redaksinë edhe në Beograd ku ofron lajme në alfabetin cirilik dhe latin, duke bërë kështu që të arrijë një audiencë të madhe nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Është media më e popullarizuar në rajon, që sponzorizohet nga shteti rus.

Për shkak të ngjashmërisë së gjuhëve të vendeve si Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina si dhe te serbët në Kosovë, artikujt e këtij medium arrijnë lehtësisht shtrirjen në këto vende.

Sipas ekspertëve që analizojnë lajmet/artikujt, Sputnik serb, është lider në vendet e rajonit për dezinformim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit