0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Reagimi i Vjosa Osmanit në Facebook – “ Kush u mundue për nder, nder ka gjetë”

Rekomandime

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila sipas të gjitha gjasave pas arritjes së marrëveshje për koalicion mes VV-LDK do ta zërë vendin e kryeparlamentares, pa e komentuar situatën politike të sotme, ka publikuar një thënie të veprimtarit Jusuf Gërvalla.

- Advertisement -

“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”, është postimi që ka publikuar Osmani në Facebook.

Grupi Koha sonte ka raportuar se është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje mes VV-së e LDK-së, derisa pritet që ajo të nënshkruhet nesër.

Lexo edhe: Vendin e kryeparlamentarit pritet ta marrë Osmani, Konjufca me një post të lartë qeveritar

- Advertisement -

Për t’u arritur kjo marrëveshje, mësohet se të dyja kampet kanë lëshuar pe.

E për vendin e lënë bosh nga Glauk Konjufca, i cili u tërhoq nga posti, pritet që të propozohet dhe votohet nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Të dielën, nesër, pritet që këto dy parti t’i mbledhin organet e tyre drejtuese, për ta miratuar marrëveshjen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit