1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Reagon Glauk Konjufca tregon se pse u vaksinua Kurti dhe pse nuk e mori vetë vaksinën

Rekomandime

Glauk Konjufca i ka reaguar deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu i cili e pyeti atë se pse nuk e ka marrë vaksinën në cilësinë e u.d së presidentit njëjtë sikur kryeministri Kurti.

Konjufca tha se ka antitrupa pasi ka kaluar COVID-in dhe do ta harxhonte një vaksinë.

- Advertisement -

Kryeministri e ka marrë vaksinën për të inkurajuar qytetarët që ta marrin atë. Një vaksinë ka qenë e mjaftueshme, për të mos e harxhuar vaksina, ka mjaftuar ta marr vetëm kryeministri dhe besoj që kjo ka qenë mesazhi i duhur politik. Unë kam antitrupa pasi e kam kaluar COVID-in dhe do ta harxhoja një vaksinë”, u shpreh Konjufca.

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka pyetur në seancën e Kuvendit, pse nuk u vaksinua edhe Glauk Konjufca si u.d i presidentit njëjtë sikur ai.

Do të ishte çështje interesante që edhe Konjufca të vaksinohej, ky proces ka mangësi nga organizimi i Ministrisë, ka interes të madh të qytetarëve kurse ata që shkuan u kthyen me kërkesën që të aplikojnë online”, tha Haxhiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit