1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Reagon pas deklaratës së Vetëvendosjes, Krasniqi i PDK-së: Çlirimi në Kosovë ka ndodhur në qershor të vitit 1999

Rekomandime

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar Ditën e Alfabetit shqip.

Krasniqi ka thënë se nga 14 nëntor deri me 22 nëntor të vitit 1908, elita patriotike, intelektuale dhe atdhetare e kombit do të mblidhej në qytetin e Manastirit, për të ndërtuar një kohezion kombëtar rreth të shkruarit të gjuhës shqipe, duke unifikuar alfabetin shqip.

- Advertisement -

“Kongresi i Manastirit, rrjedhimisht, është ngjarje me karakter kombëtar të jashtëzakonshëm dhe një kthesë vendimtare e përcaktuese për të ardhmen e shqiptarëve në rangun e qytetërimit perëndimor. Duke shënuar 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit, kujtojmë me nderim të gjithë ata intelektualë e atdhetarë që tejkaluan barrierat e kohës, duke u bërë bashkë në thirrjen kombëtare për të vënë në dritë të shkruarit e gjuhës shqipe”, shkroi ai.

Tutje Memli Krasniqi tha se përkundër të gjitha pengesave dhe rrethanave të kohës, ata u mbajtën të bashkuar për të vendosur një mjet vendimtar në çlirimin e vetëdijes kombëtare, e cila vetëdije do të kulmonte edhe me çlirimin politik të kombit tonë.

Krasniqi ndër të tjerash ka folur edhe për çlirimin e Kosovës, duke theksuar se ndodhi vetëm një herë edhe atë në qershor të vitit 1999.

- Advertisement -

Ky deklarim i Krasniqit vie pasi nga Lëvizja Vetëvendosje dje u tha se “çlirimi në Kosovë s’është arritur ende”.

“Gjuha shqipe na ka mbajtur të bashkuar për shekuj dhe vetëdija e bartur përmes të shkruarit të gjuhës shqipe ka qenë themel i projektit kombëtar për çlirim. Çlirimi i ndërgjegjes sonë politike me shkrimin, leximin dhe artikulimin e vetëdijes, ka qenë parakusht për çlirimin politik, i cili ndonëse padrejtësisht tepër vonë, në Kosovë ka ndodhur vetëm një herë dhe atë në qershor të vitit 1999, pas luftës së lavdishme e të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aleatëve tanë”, shtoi ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit