7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Reagon presidentja Osmani pas njohjes së patentë shoferëve: E kisha biseduar me Steinmmeier dhe Mass-in

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Gjermania ka njohur zyrtarisht patentë-shoferët nga Kosova, duke thënë se ky është një lajm shumë i mirë për mërgatën tonë që jetojnë në këtë shtet.

- Advertisement -

Osmani ka thënë se njohja e patent shoferëve ka qenë një prej diskutimeve kryesore gjatë takimeve që ka pasur me Presidentin Frank-Walter Steinmeier dhe ish- ministrin e punëve të jashtme, Heiko Maas.

“Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, në takimet me Presidentin Steinmeier, si dhe në takimet me ish- ministrin e punëve të jashtme, z. Maas fillimisht në Prishtinë me 22 prill të vitit të kaluar, e pastaj dhe gjatë qëndrimit tim në Berlin, kjo ishte një prej diskutimeve kryesore, e cila reflektonte edhe një prej brengave kryesore të mërgatës sonë atje. Jashtëzakonisht mirënjohëse për bashkëpunimin e institucioneve gjermane në trajtimin e kësaj kërkese të kahmotshme”, ka shkruar Osmani.

Sipas Osmanit, njohja e patent shoferëve nga Gjermani, konfirmon besueshmërinë e institucioneve gjermane në procedurat dhe punën e institucioneve kosovare.

- Advertisement -

“Ky hap sot konfirmon besueshmërinë e institucioneve gjermane në procedurat dhe punën e institucioneve tona, e rrjedhimisht kontribuon në avancimin tutje të raporteve tona tashmë të shkëlqyeshme bilaterale. Do të vazhdojmë punën në bashkëpunim me institucionet tjera në vend për tu siguruar që ky shembull të ndiqet edhe nga shtetet e tjera të BE-së”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit