-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Reagon Serbia: I dërguari i SHBA-së nuk na i ndryshon qëndrimet

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq ka komentuar emërimin e Richard Grenell si i dërguar special i Donald Trump për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Stefanoviq ka deklaruar se emërimi i Richard Grenell si i dërguar special i Donald Trump për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës është dëshmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani mundohen të luajnë rol më të madh në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

- Advertisement -

Stefanoviq ka thënë për “TV Pink” se pozicioni i Serbisë është shumë i rëndësishëm dhe shumë i qartë dhe se Prishtina duhet ta heq taksën që siç thotë ai është e kundërligjshme dhe paraqet shkelje të marrëveshjes së CEFTA-së.

Si të ulemi në tavolinën e bisedimeve me persona që nuk kanë dashur të përmbushin kushtet nga marrëveshja e Brukselit, me njerëz që kërcënojnë sigurinë e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, hyjnë pa asnjë paralajmërim, i frikësojnë banorët”, u shpreh Stefanoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit