1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Reagon Trusti për mundësinë e tërheqjes së 10 përqindëshit

Rekomandime

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, përmes një reagimi në Facebook, ka sqaruar se 10 përqindëshi ende nuk mund të tërhiqet sepse nuk ka ndryshuar ligji për kursimet pensionale.

- Advertisement -

Sipas Trustit Pensional, nuk është e mundur tërheqja e 10 përqindëshit, për shkak se duhet patjetër të ndryshohet ligji në fuqi për fondet pensionale.

“Jua konfirmojmë se për t’u bërë i mundur propozim-plani i Qeverisë për 10%-shin duhet patjetër të ndryshohet ligji në fuqi për fondet pensionale në Kosovë. Ky ligj, siç dihet, mund të ndryshohet vetëm nga Kuvendi i Kosovës, dhe deri tek ai ndryshim ka procedura për t’u kryer”, ka sqaruar Trusi në reagim.

Ndërkaq, më herët gjatë ditës zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi, tha se kjo ministri ka marrë vendim që të mos kompensohen mjetet e tërhequra nga Trusti.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit