Rreth 8 metra e gjatë dhe 200 kg: Kjo është raketa me të cilën Rusia bombardoi televizionin ukrainas

0
173

Dje u godit godina e televizionit CCTV dhe qendrës kulturore-administrative në qytetin e dytë më të madh në këtë vend, Kharkiv, nga forcat ruse me një raketë jo të zakonshme.

Raketa me kalibër 3M54-1 është një raketë e fuqishme ruse, të cilën Ukraina nuk e ka në dispozicion.

Gjatësia e kësaj rakete është rreth tetë metra, e cila mban një mbushje eksplozivi ushtarak prej 200 kg.

Këto raketa mund të qëllojnë cakun 600-660 kilometra distancë.

Të martën Rusia bombardoi shumë qytete me raketa dhe armë të cilat janë të ndaluara me ligje ndërkombëtare dhe me Konventën e Gjenevës.