-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Reçica jep lajmin e madh: Do të njohim stazhin e punës për të punësuarit e viteve 90-ta

Rekomandime

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka njoftuar se ai së shpejti do të jetësoj njërin nga prioritetet e tij kryesore, që ka të bëj me njohjen e stazhit të punës për të punësuarit e viteve 90-ta, të dëbuar me dhunë nga puna nga pushteti serb.

- Advertisement -

Ministri Reçica tha se ky është ndër prioritetet për të cilin është duke u angazhuar shumë, për faktin se ky kriter pa të drejt ka penalizuar shumë qytetarë për të fituar pensionin kontributiv.

Reçica e ka quajtur si të pa drejtë dhe sa më shpejt duhet ta largojmë me ndryshime ligjore vënien e pragut për përfitim të pensionit kontributiv 15 vite kontribute para lufte, e që si pasojë kishte lënë pa pensione kontributive të larguarit nga puna, punëtorët e dëbuar me dhunë në vitet e 90-ta. Këtë informatë ai e ka dhënë sonte në televizionin publik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit