8.7 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Reciprociteti me Serbinë: Reagon Sali Berisha, ka disa fjalë për Ramën e Vuçiqin

Rekomandime

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, në çështjen e targave të veturës, raporton Kosova ime.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, Berisha e ka përshëndetur këtë vendim, derisa ka thënë se reciprociteti i vendosur nga Kosova u imponua nga diskriminimi që Beogradi u bënte makinave me targa të Kosovës.

Përshëndes këtë masë të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit midis vendeve të barabarta dhe dënoj reagimin destabilizues të serbomadhit Vuçiq dhe heshtjen e argatit të tij në Tiranë, Zografi bis ndaj qëndrimit të padronit të tij Vuçiq”, ka shkruar Berisha./Kosova ime

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Kosova vendosi dje reciprocitetin me Serbinë.

Të dashur miq, Republika e Kosovës vendosi dje reciprocitetin me Serbinë d.m.th makinat me targa serbe që hyjnë në Kosovë detyrohen të vendosin targë të përkohshme me afat skadimi 60 ditor që kushton euro 5 njëlloj sikundër Beogradi detyronte makinat e Kosovës që kalojnë në territorin e Serbisë.

- Advertisement -

Pas kësaj mase reciprociteti të imponuar nga diskriminimi që Beogradi u bënte makinave me targa të Kosovës që udhëtonin në territorin e Serbisë, serbët në veri të Kosovës me urdhër të Beogradit reaguan me bllokimin e rrugëve të cilat i ç’bllokoi Policia e Kosovës.

Përshëndes këtë masë të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit midis vendeve të barabarta dhe dënoj reagimin destabilizues të serbomadhit Vuçiq dhe heshtjen e argatit të tij në Tiranë, Zografi bis ndaj qëndrimit të padronit të tij Vuçiq”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit