3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Referendumi i Serbisë: Kurti thotë që s’do ta lejojë, përkujton Reçakun, Jusuf Gërvallën dhe Oliver Ivanoviqin

Rekomandime

Qeveria e Republikës së Kosovës është deklaruar kundër mbajtjes së referendumit që Serbia po planifikon ta mbajë edhe në Kosovë më 16 janar. Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media tha sot se nuk është dakord me këtë synim të Serbisë.

Ai deklaroi se mbajtja e këtij referendumi edhe në Kosovë është shkelje e ligjit dhe Kushtetutës.

- Advertisement -

Më tutje, ai tha se Serbia ka planifikuar që ta mbajë këtë referendum në Kosovë në mes të datave të rëndësishme në vend.

“E dimë që Serbia planifikon që të mbajë një referendum në Kosovë me 16 janar për çështje të saj të brendshme por Qeveria e Kosovës nuk është dakord me një synim të tillë. Jo vetëm se kjo është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën tonë por edhe se konsiderojmë që praktikat e mëhershme që i kanë praktikuar qeveritë e mëparshme kanë qenë poashtu në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës sonë, e sikur kjo mos të mjaftonte kujtojnë që kjo ndodhet në mes të 15 janarit dhe 17 janarit”, ka thënë ai.

Ai tha se në mes të këtyre datave është përvjetori i masakrës së Reçakut, përvjetori i vr*asjes së Kadri Zekës, vëllezërve Gërvalla dhe Oliver Ivanoviqit.

- Advertisement -

Me 15 janar është përvjetori i masakrës së Reçakut që në vazhdimësi e mohojnë zyrtarët e Serbisë deri tek presidenti i fqinjit tonë verior. Teksa 17 janari është 40 vjetori i vr*asjes së Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla, Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla. Poashtu është edhe katër vjetori i vr*asjes së politikanit serb nga Mitrovica Oliver Ivanoviq. Ne jemi kundër dhe natyrisht që si Qeveri qëndrimi jonë është edhe veprim i ynë”, tha ai.

Në ndërkohë e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë serbe ditë më parë njoftuan se e kanë njoftuar Brukselin dhe vendet e QUINT-it për refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për ta mundësuar mbajtjen e referendumit serb në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Gjegjësisht, në prag të mbajtjes së referendumit për ndryshimin e kushtetutës së Serbisë në pjesën që ka të bëjë me gjyqësorin, i paraparë të mbahet më 16 janar të vitit të ardhshëm, B92 shkruan se është paralajmëruar se ai s’do të mund të mbahet në Kosovë.

“Në adresat e tyre u kemi dërguar një letër zyrtare në të cilën theksojmë se në këtë mënyrë Kurti shkel të drejtat elementare njerëzore dhe qytetare të serbëve në Kosovë dhe u bëjmë thirrje atyre që ta përdorin ndikimin dhe kapacitetin e tyre diplomatik për ta ndryshuar qëndrimin e Prishtinës për mbajtjen e referendumit. Proceset zgjedhore janë zhvilluar me sukses në Kosovë, me ndihmën e misionit të OSBE-së”, kanë thënë për Novostin nga zyra që e drejton Petar Petkoviqi, kryenegociatori serb në dialog.

Më herët, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se tha se është informuar joformalisht se nuk do të lejohet mbajtja e referendumit në Kosovë më 16 janar dhe se do të përpiqet t’i bindë institucionet e Kosovës përmes Brukselit, që t’i lejojnë qytetarët serbë të votojnë.

Serbët, në referendumin e 16 janarit duhet të deklarohen nëse pajtohen me ndryshimin kushtetutës në pjesën ku flitet për mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve./Express

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit