1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rekrutoi Edi Ramën dhe përçau shqiptarët, këtë Vuçiqi nuk e kishte parë as në ëndërr

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq deklaroi se është i lumtur për iniciativën e Ballkanit të Hapur.

- Advertisement -

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyçi.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook u shpreh se Vuçiq po qeshë, pasi arriti ta përçajë faktorin shqiptar në Ballkan.

“Qesh Aleksandër Vuçiq, sepse ia ka hedhë Edi Ramës trutë e gomarit deri aty sa kryeministri i vendit tonë t’i quajë shqiptaret “fashistë”! Nuk e kishte parë këtë arritje as në ëndërr asnjë prej liderëve politikë serbë të të gjitha kohëve!”, deklaroi profesor Bytyçi.

- Advertisement -

Postimi i plotë

Aleksandër Vuçiq tha sot se është shumë i lumtur për iniciativën e Ballkanit të Hapur dhe e konsideroi këtë një ide dhe vepër fantastike.

- Advertisement -

Ai tha një të vërtetë. Ballkani i Hapur për presidentin dhe për Serbinë është vërtet një projekt fantastik. Këtë të vërtetë e kemi thënë sa herë është folur për këtë iniciative, ashtu si më parë për minishengenin.

Ndërkohë Vuçiq përmendi edhe një fakt: Tha se bashkë me Edi Ramën ata të dy qeshin me homologët e tyre ballkanike që nuk pranojnë t’i bashkëngjiten Ballkanit të Hapur. Qeshin, pse të mos qeshin! Sidomos presidenti i Serbisë jo vetëm qesh, por edhe kërcen drejt përpjetë nga gëzimi i madh që ka rekrutuar kryeministrin e Shqipërisë. Ai thotë se qeshin të dy. Po e vërtet ata qeshin. Qeshin e tallen me Albinin, me Vjosen, me Gjukanovicin, Izebegovicin e të tjerë kundërshtarë të Ballkanit të Hapur!

Pse të mos qeshin? E përçanë faktorin ballkanik e sidomos faktorin shqiptar!

Qesh Aleksandër Vuçiq, sepse ia ka hedhë Edit Ramës trutë e gomarit deri aty sa kryeministri i vendit tonë t’i quajë shqiptaret “fashistë”! Nuk e kishte parë këtë arritje as në ëndërr asnjë prej liderëve politikë serbë të të gjitha kohëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit