1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Reshjet e shiut, paralajmërohen vërshime në këtë qytet të Kosovës

Rekomandime

Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në disa pjesë të Gjakovës mund të ketë vërshime të shpejta, për shkak të reshjeve të shiut.

Kastrati ka deklaruar se pjesa perëndimore e Gjakovës, ku janë lumenjtë të cilët rrjedhin nga Bjeshkët e Nemuna, mund të ketë vërshime të shpejta.

- Advertisement -

“Në përgjithësi nuk ka vërshime, por në disa pjesë të komunës së Gjakovës (pjesa perëndimore), lumenjtë të cilët rrjedhin nga Bjeshkët e Nemuna, pra Ereniku me degët e tij mund të paraqesin vërshime të shpejta, shkaku i reshjeve të shiut të cilat kanë filluar më herët në atë zonë. Por këto reshje që kanë përfshirë tërë vendin gjatë orëve të pasdites do të shndërrohen në reshje të borës, sidomos në zonat më të larta malore”, ka deklaruar Kastrati në KlanKosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit