Mëngjesin e ditës së sotme është publikuar një fotografi të kandidatit të AAK-së për Istogun Bekë Berisha bashkë me analistin Xhevdet Pozhari.
E diçka që ka ngjallë dyshime ishte xhepi i Berishës.
Pas publikimi të kësaj fotografie ka folur Bekë Berisha dhe e ka dhënë versionin e tij.
Ai ka thënë se në xhep ka telefonin dhe se nuk ka pasur revoIe me vete. Madje tregoi që ka revoIe me leje.
“Nashta e kanë punu kshtu me fotoshop, se unë telefonin e mbaj qaty. Të çoj foto sa t’dush që i kom xhepat plot telefona”, tha ai për Sinjalin.
“Unë kom revoIe me leje po se kom marrë me veti. A duhet tash unë me iu kallxu edhe çka mbaj nxhepa”, tha Berisha.