-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rexhep Selimi: LDK e interesuar në luftën kundër Qeverisë dhe jo Koronavirusit

Rekomandime

Kryetari i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.Selimi tha se LDK-ja po mundohet të bllokoje punën e Qeverisë dhe jo të lutfojë Koronavirusin.“Kjo situatë në lidhje me tre nismat legjislative nuk mori epilog për shkak të kundërshtive e kryesisht nga LDK-ja.

- Advertisement -

Këto nisma kanë ardhë një nga zonja Osmani dhe dy nga Partia Demokratike e Kosovës. Ajo çfarë ndodhi gjatë zhvillimit të mbledhjes nga LDK-ja ishte se nenkryetari dhe kryetari i grupit Parlamentar lëshuan mbledhjen duke krijuar një atmosfere te keqe tek të gjithë pjesëmarrësit.

Keto nisma kanë të bejme për përballimin e situatës me Covid 19 por duket se kjo nuk i inetereson LDK-së por është e interesuar në luftën kundër Qeverisë.

LDK-ja përpara se të mendojë për qytetarët e ka mendjen tek Thaçi dhe po mendon më shumë të luftojë Qeverinë se sa Koronavirusin. Perfaqësuesit e LDK-së lëshuan mbledhjen dhe po tentojnë të bllokojnë punën e Qeverisë” tha Selimi para mediave raporton Gazeta Blic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit