2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rexhep Selimi thotë se Qeverinë Kurti e rrëzoi Hashim Thaçi

Rekomandime

Kryetari i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetvendosje, zoti Rexhep Selimi, i ftuar ditën e sotme në Balkan Talks në Euronews Albania u shpreh se jo vetëm qeveria Kurti dhe “Lëvizja Vetëvendosje” janë duke kaluar momente jo të mira, por një situatë të vështirë po e kalon aktualisht Kosova, Shqipëria edhe gjithë bota duke u përballuar me pandeminë COVID-19.

- Advertisement -

“Më keq se sa qeveria Kurti, i ka punët Kosova dhe bota në përgjithësi. Edhe situata aktuale politike në vend, rrëzimi i qeverisë Kurti, lidhet me situatën e COVID-19. Po është e vërtetë që në Parlamentin e Kosovës ka patur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti, ku u përfshi edhe partneri ynë i përzgjedhur për të të qeverisur, Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo ka qenë e papritur jo vetëm për ne si parti, por për të gjithë opinionin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim bindjesh politike. E papritur për shkak se të gjithë oponentët tanë vendosën që pikërisht në këtë situatë të krijuar prej COVID-19, të votonin këtë mocion mosbesimi”, tha Selimi.Në lidhje me partneritetin me LDK-në, Selimi tha se vështirësia ka qenë si për të lidhur koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, po ashtu edhe për të vazhduar partneritetin me to.

“Përgjegjësinë për këtë nuk e ka Lëvizja Vetëvendosje e cila ishte e gatshme të bashkëpunojë me LDK-në për ta çuar pushtetin e atëhershëm në opozitë. Ne kërkuam prej LDK-së partneritet të mirëfilltë, koalicion parazgjedhor, por nga LDK-ja nuk morëm përgjigjen e duhur dhe ne nuk përjashtuam as bashkëpunimin gjatë zgjedhjeve dhe as pas tyre. LDK-ja duket se e ka keqpërdorur partneritetin që ne i dhamë si para ashtu edhe pas zgjedhjeve, nuk po them për të na shantazhuar, por për t’i bërë presion Lëvizjes Vetëvendosje deri në votimin e mocionit të mosbesimit”, u shpreh Selimi.

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje e shpjegoi fenomenin e vendosjes së partive politike në Kosovë kundër kësaj partie me faktin se Vetëvendosja është ndryshe nga të gjithë partitë e tjera që kanë qeverisur gjatë 20 viteve të fundit në Kosovë.“Ne i bëmë bashkë të gjithë ata që kanë keqqeverisur në vitet e kaluara. Atakuesi më i madh i kushtetutës së republikës së Kosovës ne na rezulton që është Presidenti Thaçi, i cili duhet të ishte gardian i sovranitetit dhe i integritetit territorial. Ne nuk kemi qëllime ta radikalizojmë situatën në vend, përkundrazi kemi qëllime ta stabilizojmë, por kushdo që tenton të shkojë kundër vullnetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe rezultatit të zgjedhjeve të kaluara merr përgjegjësinë e krijimit të trazirave dhe turbullirave. Lëvizja Vetëvendosje kërkon normalitet, të cilin për momentin po e shkatërron Presidenti i Republikës përtej mandatit dhe domenit të tij kushtetues dhe përtej asaj që do të ishte e pritshme sidomos në këtë kohë. Rolin kyç për ta çuar qeverinë Kurti në mosbesim e ka patur Presidenti Thaçi me ndikimin e tij te subjekte të caktuara politike”, tregoi Selimi.

- Advertisement -

Ai akuzoi Presidentin Thaçi edhe për planin shkëmbimit të territoreve me Serbinë.“Presidenti Thaçi nuk e ka fshehur asnjëherë projektin për ndarjen territoriale të Kosovës, madje ka tentuar ta avancojë dhe ta shtyjë përpara si zgjidhje. Thaçi asnjëherë nuk e ka mohuar që ekziston një plan për ndryshim kufinjsh dhe shkëmbim territoresh sepse të gjithë këto nocione janë një në fjalorin e tij, varësisht mënyrës se si zgjedh t’i interpretojë. BE, veçanërisht Gjermana, janë gjithashtu të shqetësuara dhe kundra ndarjes së Kosovës. Mocioni i mosbesimit nuk ka ndodhur ndaj qeverisë Kurti për shkak të taksës së mallrave me Serbinë, as prej shkarkimit të Ministrit të Brendshëm, por për shkak të marrëveshjes që e pret Kosovën dhe që ndodhet në sfond”, tha kryetari i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetvendosje .

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit