Gazetari Ridvan Berisha në një koment bërë në Facebook kishte share dhe fyer Presidenten e Kosovës.
I njëjti sonte kërkoi falje për presidenten “Bëra shumë gabim u gabova, i kërkoj falje shumë Presidentes”, tha Ridvan Berisha n’Kosovë show.
Ridvan Berisha kishte reaguar ashpër ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.
Berisha ka komentuar në postimin e ish-zyrtarit të VV’së, Shkodran Hotit, duke e fyer rëndë presidenten Osmani.
Teksa Hoti ka shkruar se Vjosa Osmani është dashur ta pres urimin e Kurtit për ta uruar Ramën për fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.
Berisha ka thënë se kush u bë presidente, njeri që ka fituar vota mbi kauzën e urrejtjes, mbi anti UÇK’në.
”Jam në zor prej babës edhe gruas….Baba po më thotë kom me ta bo ADN-në…”, tha Berisha.