6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ridvan Berisha ‘thërret’ Armend Mujën: Eja në pozitën time, e kam liruar vendin

Rekomandime

Ish-kryeredaktori i televizionit të tretë të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ridvan Berisha, ka ironizuar me Armend Mujën, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, pas shfaqjes së sotme në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

- Advertisement -

Gazetari Berisha, duke iu referuar paraqitjes së sotme të Mujës si kryesues i Komisionit Parlamentar, i ka bërë atij thirrje që ta zëvendësojë në pozitën e kryeredaktorit të RTK 3, të cilën e ka lënë të lirë nga tetori i vitit 2020.

“Armend Muja, eja n’ poziten time – kryeredaktor, qe prej 1 Tetorit 2020 eshte i lire ky vend pune”, ka shkruar Berisha në Facebook.

“Rekorde shkathesish ke, ama bash te çfardo lloji, sot ne komision te shikova duke e luajt edhe kete rol, redaktues fjalimesh. E sa per kete antisemitistat e partise tuaj dhe majtistin e RTK me origjine komuniste, qe mospunen e kamuflon me statusin e nje kryetari kot sindikate sikurse me ja pas lâne babe e babgjysh, çfare te them, keqardhja nuk mjafton, perfundimisht”, ka thënë ish-moderatori i emisionit ‘Debat’.

- Advertisement -

Armend Muja, mori vëmendjen e mediave të mërkurën.

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Muja nënçmoi një zyrtare të administratës së Kuvendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit