2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rifillimi i dialogut, reagon VV: Qeveria Koti e Hashim Thaçit tashmë është në të njëjtën linjë me përpjekjen e Serbisë

Rekomandime

I Dërguari i Posaçem i Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell, përmes një postimi të bërë në Twitter ka konfirmuar se më 27 Qershor nis dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Ai ka shkruar se ka marrë angazhim nga të dyja shtetet për ta filluar dialogun dhe për t’u ndalë fushata e mosnjohjes, transmeton Indeksonline.

Derisa, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti postimeve në Facebook kanë thënë se mirëpresin ftesën për rifillim të procesit të dialogut në normalizim të marrëdhënieve.

Ndërsa, një reagim në faqen zyrtare Facebook pas këtyre njoftimeve, ka bërë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

- Advertisement -

Në këtë shkrim thuhet se “Qeveria Koti e Hashim Thaçit tashmë është në të njëjtën linjë me përpjekjen e Serbisë, me zotimin e kryeminsistrit Koti dhe Hashim Thaçit, se Kosova nuk është e barabartë me Serbinë dhe se Kosova nuk do të angazhohet për subjektivitet ndërkombëtar”.

Ky është reagimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:

- Advertisement -

Pas sajimit të qeverisë së paligjshme, deklarata e parë e presidentit Thaçi ishte se duhet të largohen të gjitha pengesat karshi dialogut, dhe ashtu ndodhi: qeveria koti largoi masën e reciprocitetin ndaj Serbisë, duke e zhveshur tërësisht Republikën e Kosovës nga sovraniteti e dinjiteti shtetëror. Ndërkaq sot emisari i presidentit Trump, Richard Grenell, na njoftoi për vendimin e radhës së kësaj qeverie: që të heqë dorë nga përpjekja për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Qeveria Koti e Hashim Thaçit tashmë është në të njëjtën linjë me përpjekjen e Serbisë, me zotimin e kryeminsistrit Koti dhe Hashim Thaçit, se Kosova nuk është e barabartë me Serbinë dhe se Kosova nuk do të angazhohet për subjektivitet ndërkombëtar. Ky është pozicioni me të cilin këta shkojnë në dialog me Serbinë. Ky vendim erdhi pak orë pas takimit Hoti-Thaçi.

Sot më shumë se kurrë kuptohet përpjekja e gjithë këtij Klubi të Stërvjetëruar Politik për ta larguar qeverisjen që filloi të sillet si shtet normal në arenën ndërkombëtare e të forcojë sovranitetin për së brendshmi. Qeveria Kurti i ka penguar pazaret me thika mbi harta që po i kanoseshin Republikës së Kosovës. Për tandemin Thaçi-Vuçiq ishte e nevojshme një qeverisje pa legjitimitet popullor, e diskredituar, marionetë, e cila ndjek aventurën e tyre të nisur tash e disa vite.

Lëvizja VETËVENDOSJE! thekson se asnjë marrëveshje që cënon integritetin territorial e funksional të Republikës së Kosovës nuk do të mund të implementohet në vendin tonë dhe se nuk mund të ketë dialog nga një qeveri ilegale dhe ilegjitime që është në diskeprancë totale me vullnetin e popullit. Konjukturat e kapura nuk mund të dëmtojnë vullnetin e shumicës. Lojërat me copëtime krijojnë parakushtet për destabilizim të rajonit, e vënë në rrezik një numër të madh njerëzish.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit