1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Rizvanolli: Serbia po bllokon linjat energjetike, po shkaktohen ngarkesa

Rekomandime

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka cekur se një faktor tjetër që po ndikon në krizë energjetike në Kosovë, është edhe fakti se Serbia po bllokon linjat energjetike dhe se kjo po krijon ngarkesa në sistemin e energjerisë edhe në vendet tjera të rajonit, si Maqedoni të Veriut e Shqipëri.

E po ashtu ajo ka cekur se faktor tjetër është edhe rritja e konsumit. Vetëm për dy ditë ka shtuar se është rritur konsumi për 14 për qind.

- Advertisement -

“Serbia ka bllokuar linjën energjetike mes nesh, kjo nuk është diçka e re, por në situatë krize si kjo e përkeqëson mëtej situatën. Kjo shkakton ngarkesa në rrjete edhe në shtetet tjera si Maqedoni të Veriut e Shqipëri, që edhe ashtu janë në krizë. Jemi edhe më të kufizuar që të blejmë energji, shpesh duke mos pasur zgjidhje pos të blejmë me çmime të larta”, ka thënë Rizvanolli në konferencë për media. “Faktor i katërt është se konsumi i energjisë është më i larti i regjistruar ndonjëherë në vendin tonë. Për dallim nga viti i kaluar, jemi duke konsumuar shumë më shumë. Konsumi është rritur për 14 për qind për dy ditë, nga 19 dhjetori deri më 21 dhjetor. Nga të gjitha aspektet po përballemi me faktorë që po ndikojnë negativisht në situatën energjetike”, ka thënë Rizvanolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit