Vjedhja e druve dhe bartja ilegale e tyre është një dukuri mjaft e shpeshtë në vendin tonë por jo gjithmonë zbulohen rastet dhe të dyshuarit bien në prangat e Policisë, shkruan portali rajoni.org.
Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Lubovec ku roja i pyllit ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kanosur nga dy persona të cilët po transportonin dru pa dokumente.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt./Rajoni.org