0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ronaldo shpërthen në lot gjatë intervistës: Sikur babai im të ishte gjallë për t’i parë sukseset e mia

Rekomandime

Cristiano Ronaldo ka shpërthyer në lot duke shprehur keqardhjen për faktin se babai i tij i ndjerë nuk ka jetuar për ta parë atë duke u shndërruar në yll futbolli.

Ronaldo ishte vetëm 20 vjeç kur Jose Dinis Aveiro kishte vdekur për shkak të problemeve me mëlçinë që i ishin shkaktuar nga përdorimi i skajshëm i alkoolit pothuajse gjatë gjithë jetës, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i Juventusit dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo nuk mundi t’iu përmbahet emocioneve pasi atij iu treguan pamje të papara deri më tani të babait të tij duke u krenuar me përparimin e shpejtë të të birit gjatë Kampionatit Evropian më 2004.

- Advertisement -

“Kurrë nuk e kam parë këtë video. Më falni” tha Ronaldo për ITV.

“Të jem numër 1 dhe ai nuk e sheh këtë dhe asgjë tjetër… ai nuk më sheh duke fituar çmime, kurrë. Familja ime më sheh, nënë ime më sheh, vëllezërit më shohin, madje edhe djali im i madh më sheh, por babai im, ai nuk sheh asgjë”, tha Ronaldo duke i fshirë lotët.

- Advertisement -

“Mendoja se intervista do të ishte argëtuese. Nuk prisja të qaja. Por këto pamje nuk i kam parë kurrë. Duhet t’i kem këto pamje për t’ia treguar familjes”, shtoi ai.

“Ama unë nuk e njihja babanë tim 100 për qind. Ai ishte pijanec. Nuk kam bërë kurrë bisedë normale me të. Ka qenë e vështirë”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit