8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Situata serioze: Zvicra mbledh burrat për t’i pajtuar Shaqirin e Xhakën

Rekomandime

Xherdan Shaqiri është bërë kryetemë nëpër mediat zvicerane për faktin se ai mungoi në ndeshjen kualifikuese që Zvicra e zhvilloi ndaj Irlandës dhe Gjibraltarit.

Gjilanasi refuzoi të luante për Zvicrën me pretekstin se ai dëshironte të përqendrohej tek Liverpooli dhe të fitonte besimin e Jurgen Klopp.

Por, e vërteta qëndron në atë se Xherdan Shaqiri është i irrituar nga fakti se trajneri Petkoviç i ka marrë atij shiritin e kapitenit dhe ia ka dhënë Granit Xhakës i cili është një vit më i vogël se ai.

- Advertisement -

E nga kjo situatë e krijuar në Kombëtare, Petkoviç është detyruar të caktojë një termin dhe të udhëtojë në drejtim të Anglisë për të biseduar me palët e përfshira në këtë rast.


Por, trajneri i kësaj Kombëtareje ka mohuar faktin se ai do të udhëtojë për në Angli për t’u marrë me këtë çështje, gjë për të cilën ndryshe është deklaruar drejtori sportiv i skuadrës, Pierluigi Tami.

“Po është e qartë se edhe Vladimir Petkoviç do të jetë atje dhe është në bisedime me Xherdanin. Ai absolutisht e dëshiron atë gjithashtu”, ka thënë Tami.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit