1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Rrahje, vjedhje e dhunë – me këtë person u përball shteti dje ku vdiq polici

Rekomandime

Një polic vdiq e dy tjerë u plagosën rëndë, madje edhe një fëmijë 9 vjeçar si pasojë e shpërthimit të një eksplozivi në shtëpinë e Iron Badallit, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Të gjithë këtë incident të rëndë me humbje jete dhe plagosje të tre personave, po dyshohet se ka shkaktuar personi me emrin Iron Badalli.

Policia e Kosovës gjatë aksionit të mbrëmshëm (e marte), ka pasur të bën me një person shumë të rrezikshëm e me vepra të shumta kriminale.

Iron Badalli, emër i njohur për Policinë e Kosovës ka një histori kriminale për vepra të rënda penale, ai akuzohet për vjedhje, për rrahje, përdorim të dhunës, mbajtje të armëve ilegale dhe disa veprave të tjera kriminale.

- Advertisement -

Njoftohet se ai është i dënuar për vjedhje të rëndë, madje është denoncuar nga familjarët për dhunë në familje.

Siç bëhet e ditur, vetëm para gjashtë muajsh, një familjare e tij ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Gjykata ndaj Badallit.

- Advertisement -

“Urdhër mbrojtje për palën e mbrojtur e lëshuar me datën 05.08.2019”, është një nga evidencat e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Badalli ka aktakuzë për vepra penale që lidhen me dhunë në familje dhe tri raste të tjera për vjedhje të shërbimeve komunale.

Ndër lëndët e tjera aktive të Badallit janë edhe ato ‘vjedhje e pyllit’, ‘vjedhje të rënda’ e ‘vjedhje në bashkëkryerje’ e ‘kërcënim.

Nga aksioni i mbrëmshëm i Policisë së Kosovës, ka mbetur i vrarë polici Sami Thaçi dhe policë tjerë të lënduar, njëri në gjendje të rëndë ku po kërkohet dërgimi i tij jashtë vendit për shërim.

Në mesin e të lënduarve është edhe një fëmijë 9 vjeçar i cili po rrezikon të humb të pamurit./gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit