18.6 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Rrëfehet serbi thotë se e di emrin e personit që eliminoi Oliver Ivanoviqin

Rekomandime

Mediat në Serbi kanë sjellë rrëfimin e një personi i cili pretendon se e di emrin e vra*sësit të Oliver Ivanoviqit.

Boban Bogdanoviq, i cili thotë se ishte mik me kriminelin e vr*arë serb, Aleksandar Gligorijeviq – Puki, anëtar i klanit Veljko Belivuk, tha për mediumin KRIK se Oliver Ivanoviq u vra nga Lubomir Lainoviq nga Novi Sadi dhe se vr*asja ishte urdhëruar nga Zvonko Veselinoviqi.

- Advertisement -

Bogdanoviq thotë për KRIK se shoku i tij ia ka zbuluar këtë të vërtetë për eliminimin e Ivanoviqit.

“ Data, 7 mars 2020 do të mbetet e skalitur në kujtesën time për gjithë jetën, atë ditë ishte ndeshja e parë e raundit pranveror të Tekstilacit, në të cilën isha i ftuar si mysafir nderi dhe pas lojës u ulëm me Aleksandrin dhe folëm për diçka për të cilën nuk e kisha ëndërruar se do të flisnim. Ai më rrëfeu se kush janë organizatorët, kush është porositësi dhe kush është vrasësi i Oliver Ivanoviqit”, thotë Bogdanoviq.

Siç tha ai, Gligorijeviq i zbuloi atij se Oliver Ivanoviq u eliminua nga Lubomir Lainoviq.

- Advertisement -

“Ai e kreu atë vr*asje. Njeriu që organizoi ardhjen e tij në Kosovë, që përgatiti logjistikën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, është Milan Radoiçiq. Njeriu që urdhëroi vrasjen e Oliverit është Zvonko Veselinoviq. Kështu më tha Aleksandar Gligorijeviq Puke”, tha ai.

Gligorijeviq, siç tha ai, i ka treguar se detyra e tij ishte që t’i jepte Lainovi1it 50.000 euro që i kishte marrë nga Belivuk për punën që ka bërë.

- Advertisement -

“Kur i pagoi ato para, ata ishin në Novi Sad, në një klub”, tha ai.

Aleksandri tha: “Nuk e kam idenë, ishte e imja t’jua dorëzoja paratë dhe nuk e di pse t’i dhashë. Dhe më pas Lainoviq ia tha këtë sepse e ka mbaruar një punë të mirë në Mitrovicën e Kosovës, dhe sepse ka qenë ai që ka ‘shpuar’ Oliver Ivanoviqin. Ai fjalë për fjalë i ka përdorur ato fjalë”, tha Bogdanoviq për KRIK.

Siç ka thënë ai, paratë për vrasjen ia ka dhënë Zvonko Veselinoviq, përmes Belivukut, Aleksandar Gligorijeviqit, i cili ia ka dorëzuar paratë më pas Lubomir Lainoviqit.

Aleksandar Gligorijevic Puki u vra në vitin 2020 nga duart e ish-bashkëpunëtorëve të tij, ai u vra nga Belivuk dhe anëtarët e klanit në një shtëpi në Ritopek. Në trupin e tij ishte gdhendur fjala “tradhti”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit