2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rrëfim prekës i Komandantit Rrustem Berisha: Djali u vra në Koshare, 17 minuta para se ta takoj babanë

Rekomandime

Komandanti i UÇK-së në Koshare, Rrustem Berisha, ka treguar një ngjarje prekëse të një babai që kishte ardhur të takonte djalin e tij që luftonte në front.

Ai kishte 7 vjet pa e parë djalin pasi që ai kishte shkuar në Gjermani dhe mezi priste takimin me të.

- Advertisement -

Por ai thotë se 17 minuta më pas ai ishte vrarë në luftime.

I kish ardh djali pi Gjermanisë në luftë pa e ditur prindi. Kur ka ndodhur eksodi në Shqipëri, telefonatë pas telefonte e merr vesh që djali është në luftë.

Mu lajmëru në lidhje dhe më thotë se ka fillon ushtari vizitë.

- Advertisement -

Unë i thashë nëse ka prindin më të ri jepjani një pushkë dhe të vjen të luftojë. Nëse është i moshuar le të pret që të kryhen luftimet dhe të tërhiqen ushtarët.

Cka ndodhë? Pas 17 minutave vdes djali. Kur më lajmëruan mu dok sikur 1 mijë kg më ranë në shpinë.

- Advertisement -

E kemi pasur shumë problem komentimin tek familjarët që iu ka vra djali në luftë. Iu thashë stafit që ta lajmërojnë.

U detyrova të shkojë vet pasi nuk shkuan ata.

Nuk kishin guxim. Kur shkova it hanë ky është komandanti i brigadës. U qua dhe më dha dorën e më shtrëngojke.

Unë ndihesha edhe më keq se cfare lajmi do i jepja. Më tha komandant iu kam shqetësuar më vjen keq, kam ardhur ta shoh djalin që nuk e kam parë që 7 vjet.

Mezi po pres ta takoj”, tregon ngjarjen Berisha në RTK.

“I thashë shiko burr, të ka ra hise edhe ty sikur edhe shumë baballarëve para teje që në ndërkohë sa ke pritur tu ka vrarë djali”, vazhdon ai tutje tregimin.

U bë heshtje një minutë. Më tha a ka mundësi ta shoh djalin ashtu të vrarë.

Ne i tërhiqshim të vrarët natën që mos të frikësonim ushtarët tjerë. I thashë po por duhet të shkojmë koxha larg.

Më tha mos më keqkupto por duhet ta shoh a është vrarë ballë për ballë apo duke ikur. Nuk e dija dhe u çudita.

Nuk e ki cfare pozicioni kishte. Shkova tek vendi dhe ishin shokët e tij ku i prezantova me prindërit.

Ai shkoi tek thesi ku i futnim të vrarë, dhe ashtu të përgjakur e përqafonte e qajte. Bashkëluftëtarët qanin edhe më shumë. Ai iu drejtua, nuk bën më qajte.

Kam edhe djemtë të tjerë shumë shpejt do të vijnë nuk bën të ndalemi. Ku i gjente ato fjalë?”, përfundoi Berisha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit