0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Rrëfimi emocionues i 108‐vjeçares që i rriti 10 jetimë: “Natën, me mendu qysh kam jetu, ia nisi veç kaj”

Rekomandime

Xhezide Aliu, gruaja 108 vjeçare nga Ferizaj, në jetën e saj është përballur me shumë sfida.

Përkundër vuajtjeve ajo edhe sot është shumë vitale.

- Advertisement -

Lokja Xhezide tregon se edhe pse ishte martuar si 15-vjeçare kishte kaluar mirë në familjen e burrit, sikur të ishte 25 vjeçare.

Thotë se në duart e saj u rritën dhe edukuan 10 jetëimë.

“10 jetima i kam pas në shpi. Tre vëllaznive [të burrit] u kanë vdekur gratë dhe i kanë lanë fëmijët jetima. Njani [kunat] pesë [jetimë], njani tre, njani dy. Ata fëmijë unë i kam rrit e i kam martu. Ju kam nxanë nuse, i kam çue çikat te burri”, tregon ajo, për ATV

- Advertisement -

Tregon se edhe vetë ishte e re dhe kujdesej që të mos i lëndonte jetimat.

“Edhe sot më thërrasin nanë, krejt ata fëmijë”, tregon lokja Xhezide.

- Advertisement -

Thotë se nuk ka probleme me shëndetin. Madje thotë se deri para një viti, ndjehej sikur të ishte 15 vjeçare.

“Kurrë te doktori nuk jam shku. Këmba po më dhemb kanihere… Nuk e kam ditë që jam plakë. Kam folë, kam ec”, tregon ajo.

Lokja Xhezide ka kujtuar edhe kohërat e vështira, kur nuk kishin ushqim të mjaftueshëm.

Thotë se bënin lankorin me hitha dhe petën e poshtme e ruanin për ta gatuar të nesërmen laknorin tjetër.

Lokja thotë se kur i mendon kohët e vështira nuk e zë gjumi natën.

“Kena hjek shumë… Natën me i çu mentë qysh kemi rrnu ia nisi kaj dhe s’më merr gjumi deri në sabah. Por s’guxoj me mëndu hiq”, rrëfen ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit