1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rrefimi emocionues i Limajt, tregon si u detyrua ta ndalë autobusin me maskë

Rekomandime

Histori të jashtëzakonshme e të patreguara më parë, ka rrëfyer kandidati për kryeministër nga NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, “N’Konak” emisionin

- Advertisement -

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka treguar se si gjatë luftës, pas një kohe të gjatë i kishte takuar nënën dhe djalin e tij, Durimin, mirëpo pa arritur t’u fliste.

Ai bashkë bashkë me Ismet Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tjerë kishte organizuar ta dalnin autobusin me të cilin nëna e tij dhe djali po udhëtonin, vetëm për ti takuar.

Por, për shkak të rrethanave ishte detyruar të vinte maskë dhe të mos ekspozohej.

- Advertisement -

Gati i përlotur, Limaj rrrëfen se ishte futur në autobus, kinse për kontrollë rutinë dhe i ishte ofruar nënës e të birit, pa e ditur ata se kush ishte njeriu që po u fliste me butësi.

“Durimi u qu në këmbë dhe i thojke nanës shokët e babës shokët e babës, dhe më kapi mua për uniforme dhe unë dorën mbi kokë të tij dhe ja fërkojsha flokët. Por nuk më lëshojke prej dore. Edhe tash sa ka zgjatë ajo 1 minut dy, ja bëjke nanës shoku i agjit, shoku i babit, çka ka ni nëpër shpi djali i vogël”, tregon ish komandant Çeliku.

- Advertisement -

Rrëfimi i tij është emocionues, edhe tani që kanë kaluar më shumë se 20 vite nga ajo kohë.

“Ne në maska. Foli edhe diçka Ismeti me nanën. Unë i pata nja 20 marka, i nxorra prej xhepit dhe ja dhash Durimit. Pastaj, dalë nga dalë jam dal prej autobusit”, ka rrëfyer Limaj.

Ky është vetëm një nga momentet emocionuese të Limajt, të cilat i ka shpalosur në intervistën ekskluzive për emisonin “N’Konak” të Gazetës inFokus, i cili do të transmetohet të shtunën në ora 18:00 në faqen zyrtare të Gazetës inFokus dhe radio Telëvizionin Dukagjini.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjithashtu rrëfen për fëmijërinë dhe rinin e tij mes Malishevës e Prishtinës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit