1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rrëfimi i familjares për Masakren e Studimes: Na i pushkatuan para syve

Rekomandime

Ani se ka kaluar aq shumë kohë, të mbijetuarit e kësaj masakre thonë se ende e kanë të ngulitur në mendje tmerrin e 2 majti të vitit 1999.

- Advertisement -

Veç kësaj çdo përvjetor tek ata e zgjon mërzinë për më të afërmit që i humbën në kasaphanën që bënë forcat serbe në Studime.

Kjo nënë, tash e 21 vjet bën homazhe para varreve të burrit dhe të djalit. Bashkë me familjarët e kësaj nëne, në Studime të Vushtrrisë, forcat serbe vranë edhe 116 civilë.

I gjithë ky krim u bë para syve të fëmijëve e grave.

- Advertisement -

“I zhdrypën poshtë, i pushkatuan para syve tanë. Vet i kam nxjerrë burrin dhe djalin në çosh të rrugës”, thotë familjarja e të vrarëve.

“Forcat e para serbe së pari kanë plaçkitë, kur u ardhë grupa e tretë, ata vec vrajshin”, thotë një tjetër familjar i viktimave.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit