10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rrëfimi i shoferit që udhëton çdo ditë për Durrës: Shkoj me ndihma e kthehem me udhëtarë

Rekomandime

Fejsak Isaku, shofer autobusi nga Prishtina, ka udhëtuar pa u ndalë drejt Shqipërisë që t’u dalë në ndihmë personave të prekur nga tërmeti.

Isaku vullnetarisht ka bartur ndihma në Shqipëri, e ka sjell njerëz për strehim në KosovëNë një rrëfim për T7, Isaku tregon për momentet e vështira dhe dhimbjet që pa nga shqiptarët që po sillte në Kosovë.

Po i njëjti ka theksuar se të njëjtën punë vullnetare do ta bënte përsëri nëse do të kishte nevojë.

- Advertisement -

Me qëllimin e vetëm, të ndihmojë bashkombasit në Shqipëri, Fejsal Isaku ka udhëtuar çdo ditë atje.Pas tërmetit të 26 nëntorit, vozitësi i autobusit nga Prishtina ka dërguar ndihma me këtë autobus, e ka sjellë të mbijetuarit e tërmetit, të strehohen në Kosovë.

Ai pohon se është lajmëruar vullnetar në kompaninë ku punon, që të kryejë këto udhëtime.Për Fejsalin, gjendja e qytetit të Durrësit në ditën e parë kur ka shkuar, ka qenë e trishtë.

Ditët në vazhdim, ai ka sjellë në Prishtinë dhjetëra shqiptarë, të cilët strehë më të ngrohtë e më të sigurt kanë gjetur këtu.

- Advertisement -

Udhëtarët në këtë autobus, kanë bartur me vete rrugës për në Kosovë edhe dhimbjen e historitë e rënda që lidhen me përjetimet pas shembjes së shumë shtëpive e banesave ku ata kanë jetuar.Këto ulëse kanë mbajtur për disa orë peshën e trishtimit për humbjet e familjarëve e të shtëpive pas tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të 26 nëntorit.

Prishtinasi që ka 7 vite që bën këtë punë, thotë se këto ditë motivi i udhëtimit ka qenë tjetër, më ndryshe nga ekskursionet e udhëtimet për pushime që bëhen mes këtyre dy vendeve.Pavarësisht lodhjes e shqetësimit që ka pasur këto ditë, Fejsali thotë se të njëjtën gjë do ta përsëriste po të ishte nevoja.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit