13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Rrëfimi i tre ushtarëve të komunitetit egjiptian të UÇK’së

Rekomandime

Rrëfimi i tre ish ushtarëve të UÇK-së nga komuniteti egjiptian që shërbyen në Zonën e Dukagjinit.

- Advertisement -

Këtë rrugë e marrin shpesh.

Muharrem Sadrija, Din Sadrija e Arben Tetaj po shkojnë të nderojnë lapidarin e të rënëve në fshatin Maznik të Deçanit.

Të tre po kujtojnë komandantin e bashkëluftohet e tyre që ranë në emër të lirisë.

- Advertisement -

Këtu u vendosën edhe lule për Agim Selmanaj, Luan Nimanaj, Shkelzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj e Hasim Halilaj.

Muharrem Sadrija nga komuniteti egjiptian shërbeu në Zonën Operative të Dukagjinit, Brigada 131 “Jusuf Gërvalla”.

- Advertisement -

Për të, uniforma e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është nderi i jetës së tij.

Sadrija rrëfen momentin më të vështirë që përjetoi gjatë kohës kur shërbente si ushtar në Zonën Operative të Dukagjinit.

Ish ushtari i Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” në mes lotësh tregon mesazhin që do ja përcjell fëmijëve të tij, e që padyshim lidhet me UÇK-në.

Në kohën kur Sadrija luftontë në këto male kundër okupatorit serb dikush tjetër priste me padurim të vishte uniformën e UÇK-së.

Është ky vëllai i vogël i Muharremit, Dini.

Sadrija tutje thekson që edhe pas çlirimit të Kosovës vazhdoi të jetë pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, TMK-së.

Por këta nuk kishin të vetmit nga komuniteti egjiptian që morën armët në duar e dolën të mbrojnë civilët e kufijtë e Kosovës.

Arben Tetaj nga fshati Pozhar i Deçanit, i cili shërbeu poashtu në Zonën e Dukagjinit thotë që në luftë u nis vetëm me një qëllim bashkë me 4 vëllezërit.

Tetaj tregon që mesazhin për të mbrojtur atdheun e mori nga pridërit e tij qysh në fëmijëri.

Ai e ngrit në piedestal luftën e UÇK-së e idalin për liri që kishin ushtarët.

Për të tre këta ish ushtarë, UÇK mbetet krenaria që do e kujtojnë e do i përmendin tërë jetën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit