1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rrezikon jetën për fotografi, gruaja nuk e pa ariun që po i afrohej

Rekomandime

Shumë njerëz në ditët e sotme janë të pasionuar pas fotografisë. Madje, disa edhe rrezikojnë jetën e tyre.

- Advertisement -

Një nga këta është edhe një grua në Montana, e cila për pak u sulmua nga ariu teksa po bënte fotografi.

Siç shihet në imazhet e mëposhtme, gruaja qëndron vetëm disa metra larg nga ariu, i cili po shikonte drejt saj.

Fotografi, Brian Curtice, i cili ndau këtë ngjarje me mediat, ka thënë se gruaja ishte me miqtë dhe familjen e saj në atë kohë, por në momentin kur u shfaq ariu, ajo ishte e vetme.

- Advertisement -

Curtice sqaroi se ariu vraponte drejt grupit të vizitorëve, por u ndal në momentin që iu afrua gruas.

“Unë isha shumë i frikësuar, fillova të bërtisja mirëpo ajo nuk më dëgjonte, ndoshta pse isha shumë larg saj dhe ajo ishte shumë e fokusuar në fotografitë që i bënte”, tha Curtice.

- Advertisement -

Mirëpo, për fat të mirë ngjarja rezultoi pa ndonjë incident. Ariu ishte larguar, dhe vajza nuk pësoi ndonjë tragjedi. /Telegrafi/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit