1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Rrëzimi i Murit të Berlinit, nxiti shqiptarët e Kosovës dhe të ish Jugosllavisë në dy drejtime”

Rekomandime

Hisotriani Kosovar, Jusuf Buxhovi i ka kushtuar një shkrim të veçantë përvjetorit të 30 të rënies së murit të Berlinit.

- Advertisement -

Sipas tij, rrëzimi i Murit të Berlinit, nxiti shqiptarët e Kosovës dhe të ish Jugosllavisë në dy drejtime.

Më poshtë, shkrimi i plotë:

NGJARJA QË NDRYSHOI RRJEDHAT E HISTORISË

- Advertisement -

*Rënia e Murit të Berlinit para 30 vitesh, krahas bashkimit gjerman, njëherësh i hapi rrugë disa zhvillimeve historike ndër më të rëndësishmet e shekullit të kaluar: rënies së polaritetit bllokist, shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik e me këtë edhe të rrënimit të sistemit komunist. Kjo ngjarje, po ashtu, ndikoi proceset e filluara të shpërbërjes së Jugosllavisë, me ç’rast Kosova u shkëput nga sundimi i Beogradit për të përfunduar si shtet i pavarur.

Natyrisht se në këto zhvillime, rrëzimi i Murit të Berlinit, nxiti shqiptarët e Kosovës dhe të ish Jugosllavisë në dy drejtime:

- Advertisement -

a) që të rrënonin monopolin e Lidhjes Komuniste dhe

b) të lirohen nga ripushtimi serb.

Kjo u pasqyrua me angazhimin e shpejtë dhe të gjithanshëm të elitës politike të Kosovës, nën drejtimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës për ta themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës, të parën parti politike me frymë perëndimore, që shpejt u kthye në një lëvizje kombëtare, që mori përsipër këto procese historike:

a)rrënimin e strukturës së Lidhjes Komuniste si dhe

b) shkëputjen nga Serbia (me Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe Kuvendin e Kaçanikut me 7 shtator 1990.)

Në këtë rrugë, intelektualët e Kosovës, duke u rreshtuar në anën e drejtë historike, patën ndihmën e drejtpërdrejtë të SHB-ave dhe të Gjermanisë si dhe mbështetjen e tyre të plotë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit