12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Selmanaj: Albin Kurti po e prish qeverinë për shkak të kolltukut

Rekomandime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, në emisionin special kushtuar zhvillimeve të fundit në Klan Kosova ka folur lidhur me inicimin e mosbesimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti.Selmanaj tha se puna për nisjen e mocionit do të fillojë qysh nga nesër.Ai shtoi se Lidhja Demokratike nuk ka biseduar me Grupet e tjera Parlamentare.

- Advertisement -

“Procedurat janë të përcaktuar me normën kushtetuese. Qysh nga nesër do të fillojmë mbledhjen e 1/3 e nënshkrimeve nga deputetëve. Nuk kemi biseduar me asnjë nga grupet e tjera parlamentare. Nga nesër do të fillojmë bisedimet me grupet e tjera që të sigurojnë Ne nuk mund të prejudikojmë nëse të gjithë deputetët do ta nënshkruajnë mocionin. Por ne kemi një qëndrim të partisë, dhe unë besoj së do të këtë një subordinim “-tha Selmanaj.

Deputeti i LDK-së theksoi se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ka filluar të portretizohet si “Qeveri Anti-Amerikane”.“Për fatin e keq ne nuk e kemi pasur kohën e favorshme që nga fillimi. Ne jemi të detyruar të sillemi kështu sepse nuk duam të lëndojmë raportet me SHBA-të. Nuk ka dy apo tre ditë zotër Mustafa ka qenë në zyrën e kryeministrit Kurti dhe i ka kërkuar heqjen e taksës, prandaj vendimi i Kurtit për Veliun është e pabazuar.Dalëngadalë kjo Qeveri ka filluar të portretizohet si Qeveri Anti Amerikane.MAdje ai ka filluar të ijoroj raportet me SHBA duke mos komunikuar qe disa javë me Administratën Amerikane. Prandaj ne e kemi pasur për qëllim të presim deri të premtën, dhe më pas të dalim ndoshta me këtë deklaratë “.

Selmanaj ndër të tjera shtoi se Kurti po e prish Qeverinë për shkak të kolltukut.“Kurti e ka prish Qeverinë me LDK-në për shkak të kolltukut. Agim Veliu nuk ka deklaruar asnjë të pavërtetë. Vendet e shumta i kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, prandaj edhe ne duhet të alarmojmë, të kemi kujdes”-tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit