Zyrtarët afganë kanë njoftuar se një aeroplan i udhëtarëve është rrëzuar në pjesën lindore të Afganistanit.
Një zëdhënës rajonal tha për mediet lokale se aeroplani i kompanisë “Ariana Airlines” u rrëzua në distriktin Deh Yak, në jugperëndim të Kabulit.
Një aeroplan i kompanisë “Ariana Airlines”
Ky zëdhënës tha se aeroplani është rrëzuar dhe është përfshirë nga flakët për shkak të problemeve teknike, shkruan “BBC”.
Ai nuk dha hollësi të tjera për viktimat e mundshme.